Në 35-vjetorin e PS, Rama “lan duart” me Veliajn: Nuk kërkojmë lirimin e tij

Publikuar me datë:

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Partia Socialiste nuk do të kërkojë lirimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pavarësisht se e konsideron të padrejtë situatën e tij.

Gjatë fjalës në 35-vjetorin e PS-së së Tiranës, Rama tha se socialistët nuk do të ndjekin rrugën e presionit ndaj drejtësisë dhe solli si shembull ish-kryeministrin Fatos Nano, i cili sipas tij përballoi burgun pa cenuar institucionet.

“Sot ne nuk jemi si ata të tjerët. Pikërisht se nuk jemi si asnjë nga ata të tjerët, nuk kërkojmë lirimin e të burgosurit politik, Erion Veliaj, sepse kjo nuk është çështja jonë. Në Shqipëri nuk ka të burgosur politikë dhe sado e dhimbshme të jetë mungesa e tij, sado e padrejtë mund të na duket neve, kemi një detyrë më të madhe”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë kujtoi rastin e Fatos Nanos, duke theksuar se ai “e përballoi burgun dhe doli me dorën e shtrirë ndaj atij që e burgosi”, pa nxitur përplasje apo destabilizim politik.

“Sot ne nuk jemi si ata të tjerët. Pikërisht se s’jemi si asnjë nga ata të tjerët, nuk kërkojmë lirim të të burgosurit politik, Erion Veliaj, sepse kjo nuk është çështja jonë.

Sepse në Shqipëri nuk ka të burgosur politik dhe sepse sado e dhimbshme të jetë mungesa ne tij, sado e padrejtë mund të na duket ne, ne pikërisht pse jemi këtu për të bërë histori dhe për t’i lënë fëmijëve tanë një Shqipëri tjetër, kemi vetëm një detyrë jashtëzakonisht të vështirë.

Detyrën që Fatos Nano e kreu më së mirë, duke jo vetëm përbalkuar burgun dhe duke dalë me dorën e shtrirë ndaj burgosësit të tij dhe duke përballur poshtërime të tjera, por pa lëshuar asnjëherë… pa i hapur asnjëherë portat detit të socialistëve për ta përmbysur Shqipërinë nga e para.

Por duke krijuar kushtet që hap pas hapi ne të vijmë këtu ku jemi”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Protestat për Zvërnecin/ Gazetari: Mesazhet e qytetarëve për qeverinë dhe opozitën

Gazetari Osman Stafa, në një intervistë në “News24” foli...

Shëtitorja e Shëngjinit larg standardeve dhe pa rregulluar, ankohen turistët

Edhe pse sezoni turistik ka nisur dhe Shëngjini pret...

Shkodër, pensionistët s’marrin dot pensionin, sorollaten me ditë në zyrat e postës

Pensionistët në Shkodër vijojnë të sorollaten pranë zyrës së...

Seanca për të pandehurit e dosjes Veliaj, SPAK jep pretencën

Është mbajtur sot seanca për grupin e dosjes Veliaj,...