Ndërron jetë Shaban Duka, drejtori i shkollës 9 vjeçare “Abdyl Bajraktari” në Koplik

Publikuar me datë:

Me dhimbje të madhe, Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar në Malësi të Madhe njofton për humbjen e parakohshme të drejtorit Duka.

“Sot, ne humbëm një shok të vyer, një baba të përkushtuar dhe një familjar model, një koleg të palodhur dhe një drejtues, i cili me përkushtim, profesionalizëm dhe vlera të larta njerëzore, la një trashëgimi të pashlyeshme në edukimin dhe zhvillimin e brezave të rinj, duke fituar respektin dhe mirënjohjen e kolegëve, nxënësve dhe tërë komunitetit.

Humbja e tij paraqet një goditje të rëndë për të gjithë Malësinë e Madhe. Kujtimi dhe kontributi i tij do të mbeten gjithmonë në zemrat dhe mendjet tona.

Ngushëllimet më të sinqerta shkojnë për familjen, të afërmit dhe të gjithë miqtë në këto momente të vështira!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related