Ndahet nga jeta ish-kampioni, Fatjon Taraboshi

Publikuar me datë:

Sporti në Shkodër ka pësuar një goditje të rëndë pas lajmit për kalimin në amshim të ish-basketbollistit dhe trajnerit të njohur, Fatjon Taraboshi, i cili u nda nga jeta në moshën 39-vjeçare. Ai ishte një nga figurat që la gjurmë të thella me fanellën e Vllaznisë. Muajt e fundit, Taraboshi ishte duke luftuar me probleme të rënda shëndetësore, madje kishte kaluar një operacion të komplikuar në Itali. Për shkak të situatës së tij, u organizua një fushatë solidariteti për të mbështetur përballimin e shpenzimeve për trajtim dhe medikamente.

Taraboshi ishte një personalitet i nderuar në botën e basketbollit shkodran, duke qenë kampion me Vllazninë si lojtar dhe më pas i angazhuar si trajner. Vetëm disa javë më parë, ai u vlerësua publikisht për kontributin e tij të rëndësishëm në basketbollin e qytetit të Shkodrës. Ndarja e tij lë një boshllëk të madh në komunitetin sportiv shkodran.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ja kush është i burgosuri shqiptar që u arratis nga spitali në Greqi

Publikohet fotografia e Gentian Çipit, shqiptarit që u arratis...

Selenicë/ Automjeti përplaset me barrierat mbrojtëse të rrugës, plagoset shoferja

Një aksident automobilistik ndodhi pasditen e së shtunës në...