Ndahet nga jeta aktori i njohur i “30 Rock”, Grizz Chapman

Publikuar me datë:

Aktori amerikan Grizz Chapman, i njohur për rolin e tij në serialin humoristik 30 Rock, ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare.

Lajmi për vdekjen e aktorit u konfirmua nga kolegu dhe miku i tij Kevin Brown, i cili luante personazhin “Dot Com” në serialin e famshëm. Përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, Brown bëri të ditur ndarjen nga jeta të Chapman, duke shkruar: “Me keqardhje ju njoftoj se Mack Chapman, i njohur si Grizz Chapman, u nda nga jeta sot. U prehtë në paqe.”

Sipas raportimeve të mediave amerikane, aktori kishte vite që përballej me probleme shëndetësore dhe ishte në dializë. Kushëriri i tij, Donte Harrison, deklaroi se Chapman ndërroi jetë në gjumë pas një beteje të gjatë me sëmundjen.

Grizz Chapman u bë i njohur për publikun falë rolit të truprojës së personazhit Tracy Jordan, të interpretuar nga Tracy Morgan në “30 Rock”. Personazhi i tij u kthye në një nga figurat më të dashura të serialit, falë humorit dhe skenave ikonike që ndante me aktorët e tjerë.

Pas suksesit në “30 Rock”, Chapman u shfaq edhe në seriale të njohura si Blue Bloods, The Blacklist dhe The Good Fight.

Aktori la pas bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij, ndërsa fansat dhe kolegët po e kujtojnë si një njeri me energji pozitive dhe zemër të madhe.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...