NASA planifikon të ngrejë bazë të përhershme në Hënë

Publikuar me datë:

NASA planifikon të krijojë një bazë të përhershme në Hënë në kuadër të programit Artemis, me synimin për të mbajtur astronautë për periudha afatgjata dhe për të përgatitur misionet e ardhshme drejt Marsit.

Projekti, i quajtur “Baza e Hënës”, parashikon ngritjen e një vendbanimi në Polin Jugor të Hënës, zonë që konsiderohet strategjike për shkak të pranisë së mundshme të ujit të ngrirë në krateret që nuk marrin dritë. Sipas NASA-s, ky ujë mund të përdoret në të ardhmen për ujë të pijshëm, oksigjen dhe madje edhe karburant për raketa.

Plani i plotë pritet të prezantohet më 26 maj në një konferencë nga selia e NASA-s në Uashington. Në fazën e parë, fokusi do të jetë te zbritja në sipërfaqen hënore dhe testimi i teknologjive për jetesë afatgjatë. Janë planifikuar 25 lëshime dhe 21 ulje, përfshirë misionin e parë me pilot të programit.

Faza e dytë përfshin ndërtimin e infrastrukturës së parë në Hënë dhe zgjerimin e operacioneve, me 27 lëshime dhe 24 ulje të planifikuara, si edhe misione të rregullta me pilot çdo gjashtë muaj. Ndërsa faza e tretë synon funksionimin e plotë të bazës me prani të vazhdueshme njerëzore. NASA planifikon 29 lëshime dhe 28 ulje, bashkë me shtimin e pajisjeve dhe sistemeve mbështetëse për astronautët.

Agjencia hapësinore amerikane pritet ta paraqesë planin në detaje më 26 maj, në një konferencë të posaçme informuese nga selia e saj në Uashington.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Shqipëria, me kostot më të larta të prodhimit bujqësor në rajon

Fermerët shqiptarë përballen me kosto më të larta prodhimi...

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Shtator 2026, zbuloni shenjat më me fat

Dashi Edhe pse java po shkon drejt fundit, kjo nuk...

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...