Grabiti bankën te Komuna e Parisit për 3 minuta dhe mori 60 mijë euro, autori i maskuar dyshohet se nuk veproi vetëm. Çfarë zbulojnë hetimet

Publikuar me datë:

Grabitja e bankës së nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit, ku të hënën u morën rreth 60 mijë euro, zgjati vetëm tre minuta. Hetuesit po ndjekin disa pista për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa dyshimet janë përqendruar edhe te mundësia që ai të ketë pasur bashkëpunëtorë.

Policia ka krijuar dyshime për një person, i cili mendohet se e kishte vëzhguar bankën përpara grabitjes. Megjithatë, deri më tani nuk ka prova që e lidhin atë drejtpërdrejt me ngjarjen.

Sipas hetuesve, autori kishte informacion të saktë për vendndodhjen e parave, çka ka ngritur dyshime se mund të jetë ndihmuar nga persona të tjerë, përfshirë edhe punonjës të bankës. Ky dyshim mbetet pjesë e hetimit dhe nuk është konfirmuar.

Një tjetër pistë që po verifikohet është mundësia që i njëjti person të ketë kryer edhe grabitjen e një banke tjetër në muajin qershor, në një zonë jo shumë larg vendit të ngjarjes së fundit. Dyshimet lidhen me faktin se në të dyja rastet autori ka humbur gjurmët në të njëjtin vend. Megjithatë, hetuesit vijojnë verifikimet për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për të njëjtin autor dhe nëse grabitja është kryer me ndihmën e personave të tjerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Dhuna e protestuesve nuk është njëlloj me atë të policisë, efektivët kanë armë”/ Rama “përplaset” me gazetaren: Po më provokon?

Kryeministri Edi Rama është përplasur me gazetaren Maria Tadeo, gjatë një interviste në kuadër të “Enlargement Summit”, ku diskutoi për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe sfidat e së ardhmes. Debati u përqendrua te protestat e zhvilluara në Tiranë dhe dhuna e regjistruar gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe policisë. Rama pretendoi se […]

Calhanoglu, gati për rinovimin e kontratës, por me disa kërkesa të specifikuara qartë

Interi dhe Hakan Calhanoglu nisën bisedimet e para zyrtare...