Studentët rrëzuan Vuçiçin pas 12 vitesh në pushtet/ Gazetarja i kujton editorialin me ish-presidentin serb, Rama: “Muzika” në Beograd nuk do të ndryshojë për njohjen e Kosovës!

Publikuar me datë:

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë me gazetaren Maria Tadeo në kuadër të Euronews Enlargement Summit, foli për rrugëtimin drejt Bashkimit Europian dhe sfidat e së ardhmes. Gjatë bisedës, ai u ndal edhe te zhvillimet në Serbi dhe protestat e studentëve, të cilat çuan në rrëzimin e Aleksandër Vuçiçit nga pushteti pas 12 vitesh. Më tej, Rama foli për procesin e integrimit europian të Shqipërisë dhe vendeve të rajonit.

Pjesë nga intervista:

Maria Tadeo: Nuk dua t’ju pyes për çdo vend në veçanti, por ju ishit bashkautorë të një editoriali. A do të ketë më shumë ndërlikime për integrimin pas rezultatit të zgjedhjeve në Serbi?

Edi Rama: Ajo që di është se fituesit në Beograd nuk tregojnë hapje ndaj shqiptarëve, pra për njohjen e Kosovës. “Muzika” në Beograd nuk do të ndryshojë. Serbia është pjesë e rëndësishme e mozaikut të Ballkanit Perëndimor dhe nuk duhet ta lëmë të shkojë në drejtimin e gabuar e të braktisë projektin europian, sepse kjo do të dëmtonte rajonin.

Serbia duhet të jetë me ne, pjesë e një fqinjësie të mirë dhe pjesë e plotë e BE-së, por duhet të tregojë rezultate dhe ta meritojë integrimin.

Nuk jam aq i ri në detyrë dhe kam parë gjëra që nuk do t’i besonit. Kam parë afate që janë fashitur rrugës dhe premtime të parealizuara. Po punojmë fort me një plan të përbashkët për anëtarësimin deri në vitin 2026.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Dhuna e protestuesve nuk është njëlloj me atë të policisë, efektivët kanë armë”/ Rama “përplaset” me gazetaren: Po më provokon?

Kryeministri Edi Rama është përplasur me gazetaren Maria Tadeo, gjatë një interviste në kuadër të “Enlargement Summit”, ku diskutoi për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe sfidat e së ardhmes. Debati u përqendrua te protestat e zhvilluara në Tiranë dhe dhuna e regjistruar gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe policisë. Rama pretendoi se […]

Calhanoglu, gati për rinovimin e kontratës, por me disa kërkesa të specifikuara qartë

Interi dhe Hakan Calhanoglu nisën bisedimet e para zyrtare...