Mbrëmjen e sotme, një tërmet me magnitudë 4.7 goditi zonën pranë Napolit, duke shkaktuar frikë mes banorëve dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa lagje të qytetit.
Lëkundja u shënua në orën 19:46, me epiqendrën e vendosur në zonën e supervullkanit Phlegraean Fields, në një thellësi prej rreth 4 kilometrash.
Media italiane raporton se ky është tërmeti më i fortë që ka prekur këtë territor gjatë katër dekadave të fundit.
Tërmeti nxiti mijëra banorë të dalin jashtë, të shqetësuar nga paslëkundjet e mundshme. Në disa zona të Napolit pati ndërprerje të energjisë, ndërsa strukturat e emergjencës janë vendosur në terren për të vëzhguar zhvillimet.
Derimë tani, nuk janë raportuar të lënduar, por janë rregjistruar dëme materiale. Një mur u shemb në afërsi të një linje hekurudhore dhe në Pozzuoli u shënua rrëshqitje e pjesshme e një kodre.
Autoritetet italiane po vazhdojnë kontrollet në rajonet e goditura dhe u bëjnë apel qytetarëve të respektojnë udhëzimet e mbrojtjes civile, si dhe të qëndrojnë të vëmendshëm për shkak të mundësisë së lëkundjeve të tjera.

