Shkodër, publikohet fotoja e Angjelin Nikës, 34-vjeçarit që humbi jetën nga rryma elektrike

Angjelin Nika është 34-vjeçari që humbi jetën mbrëmjen e së hënës në fshatin Bardhaj të Shkodrës, pas kontaktit me rrymën elektrike gjatë punës për riparimin e një defekti në rrjetin elektrik.

Nika ushtronte profesionin e elektricistit të zonës dhe, sipas të dhënave paraprake, ishte thirrur nga disa familje që kishin mbetur pa energji elektrike. Gjatë ndërhyrjes në një shtyllë elektrike, jashtë orarit zyrtar të punës, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën, duke marrë dëmtime fatale.

Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, por fatkeqësisht mbërriti pa shenja jete.

Humbja e parakohshme e 34-vjeçarit ka lënë pas dhimbje te familjarët dhe të afërmit, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Familja ka njoftuar se Angjelin Nika do të përcillet për në banesën e fundit ditën e nesërme, 11 nëntor, në orën 13:00.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe