Emri/ Me armë dhe drogë me vete lëvizte “i qetë”, arrestohet në Tiranë 42-vjeçari me precedentë kriminalë 

Një 42-vjeçar me precedentë kriminalë është arrestuar nga Policia në zonën e liqenit të Çekrezës, pasi dyshohet se lëvizte i armatosur dhe posedonte lëndë narkotike.

Në kuadër të operacionit të koduar “Kontigjenti”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 në Tiranë organizuan ndërhyrjen pas informacioneve se një person i armatosur lëvizte në afërsi të liqenit.

Gjatë kontrollit fizik, uniformat blu i gjetën shtetasit Zyber Bami, 42 vjeç, një pistoletë me mulli, municionin përkatës, si dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Sipas Policisë, 42-vjeçari ishte dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe