“Na lanë pa punë, por jo pa dashurinë për bujqësinë”- agronomi nga Shkodra mbyll karrierën pas dekadash në shërbim të fermerëve

Publikuar me datë:

Pas një rrugëtimi të gjatë në sektorin e bujqësisë, agronomi i njohur i Drejtorisë së Bujqësisë në Shkodër, Rifat Kodra, ka dalë zyrtarisht në pension, duke ndarë një mesazh prekës për kolegët dhe fermerët me të cilët bashkëpunoi ndër vite.

Në fjalët e tij të lamtumirës, Kodra kujton fillimet e karrierës, sakrificat e bëra dhe periudhat e vështira që, sipas tij, kanë shoqëruar specialistët e bujqësisë në Shqipëri.

Ai tregon se e nisi profesionin në moshën 22-vjeçare, menjëherë pas përfundimit të studimeve, duke shërbyer si agronom në zonën e Dukagjinit, ku, sipas tij, gjeti mbështetje dhe mikpritje të jashtëzakonshme nga banorët.

Një pjesë e rëndësishme e mesazhit i kushtohet periudhës pas viteve ’90, të cilën e konsideron të vështirë për profesionistët e bujqësisë. Kodra shprehet se shumë specialistë u lanë jashtë sistemit, duke u detyruar të emigronin ose të punonin në profesione të tjera për të siguruar jetesën.

Pavarësisht sfidave, ai thotë se rikthimi në profesion pas shumë vitesh ka qenë një nga momentet më emocionuese të jetës së tij, duke vijuar t’u shërbejë fermerëve me përkushtim dhe përgjegjësi.

Në mesazhin e tij, agronomi ndalet edhe te çështja e trajtimit të punonjësve në prag të pensionit, duke ngritur pikëpyetje mbi zbatimin e barabartë të ligjit dhe faktin që disa punonjës vijojnë detyrën edhe pas mbushjes së moshës së pensionit.

Megjithatë, ai largohet me mirënjohje dhe optimizëm, duke theksuar se institucioni ku ka punuar për vite me radhë është në duar të sigurta dhe do të vazhdojë t’u shërbejë fermerëve.

“Falënderoj kolegët dhe çdo fermer me të cilin kam bashkëpunuar gjatë këtyre viteve. Ishte nder dhe privilegj t’ju shërbeja”, është mesazhi përmbyllës i Rifat Kodrës në ditën e fundit të karrierës së tij profesionale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Selenicë/ Automjeti përplaset me barrierat mbrojtëse të rrugës, plagoset shoferja

Një aksident automobilistik ndodhi pasditen e së shtunës në...

Spanjë/ Shkatërrohet rrjeti ndërkombëtar i drogës, 5 të arrestuar, sekuestrohet lënda narkotike

Një organizatë kriminale e dyshuar për trafikimin ndërkombëtar të drogës përmes kompanive postare dhe të korrierëve është shkatërruar nga Guardia Civil në Spanjë. Pesë persona, tre burra dhe dy gra, janë arrestuar gjatë operacionit, ndërsa autoritetet kanë sekuestruar 172.5 kilogramë lëndë narkotike të ndryshme dhe 26 mijë euro në para të gatshme. Organizata, me bazë […]

Përplasen dy makina në Kryebushat, disa të lënduar/ Ja si paraqitet gjendja e tyre

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin...