Një incident tragjik u shënua të shtunën në Durrës, ku një 28-vjeçar nga Filipinet humbi jetën.
Policia njoftoi se viktima është shtetasi filipinez A. R., 28 vjeç. Sipas të dhënave, ai po punonte me një pompë për largimin e ujit nga një varkë kur, duke ardhur në kontakt me rrymën elektrike, ndërroi jetë në vend.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rreth orës 12:20, në lagjen nr. 1 të Durrësit, në një varkë që ndodhej në det, shtetasi filipinez A. R., 28 vjeç, i punësuar pranë një firme private, gjatë punës me një pompë për heqjen e ujit nga varka, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Si pasojë, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

