“Mos përdorni simbolet e UÇK në protestë”/ Veteranët e luftës: Nuk kemi dhënë asnjë autorizim

Publikuar me datë:

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka theksuar se nuk ka ndonjë lidhje me individët që janë paraqitur së fundmi në një protestë në Shqipëri, duke mbajtur flamuj të UÇK-së.

Kjo reagim vjen nga Veteranët, të cilët janë distancuar nga organizimi që po zhvillohet në Tiranë.

Sipas tyre, ka disa persona që pretendojnë se flasin në emër të veteranëve të luftës çlirimtare, por ata theksojnë se këto pretendime janë të pavërteta dhe se askush nuk ka koordinuar aktivitetet me zyrat e tyre në kryeqytet.

“Stema e UÇK-së nuk është një dekor politik. Ajo është simboli i një lufte të drejtë çlirimtare, e cila është paguar me gjak nga gra dhe burra që dhuruan gjithçka për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës. Çdo herë që ajo paraqitet, bart peshën e asaj sakrifice dhe kjo peshë nuk mund të përdoret për agjendën personale të askujt.”

Veteranët e luftës çlirimtare kërkojnë që emri dhe simbolet e UÇK-së të trajtohen me respekt dhe të jetë hera e fundit që ato keqpërdoren.

Flamuj dhe simbole me tre shkronjat e luftës çlirimtare janë shfaqur në protestat që po zhvillohen në Tiranë për disa ditë, por dukshëm pa miratimin e atyre që kanë luftuar për liri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Rama tallet me komentin e një vajze nga Vlora: Për çfarë po protestohet?!

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një koment në rrjetet...

Pas incidenteve të mbrëmshme, organizatorët u bëjnë thirrje qytetarëve: Do marshojmë vetëm brenda ‘Unazës’

Marshimi ka filluar tani nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë,...

Minjtë pushtojnë Australinë Perëndimore, banorët detyrohen të braktisin shtëpitë

Civili i Morawës, një qytet në Australinë Perëndimore, po...

Aksident në Shëngjin, plagosen dy persona

Këtë të hënë, një aksident i rëndë ka ndodhur...