Ish oficeri “urdhër” protestuesve: Mos e lëshoni frontin

Publikuar me datë:

Ish-oficeri i policisë Krenar Ahmeti, i është bashkuar protestës para kryeministrisë në Tiranë, ku i ka dhënë “urdhër” të pranishmëve të mos e lëshojnë frontin dhe të vijojnë tubimet masive.

“Nuk do dal nga kuadrati i kolonelit, ju jap një urdhër: “Mos e lëshoni frontin, mos e lëshoni frontin, se janë momente decizive””, ishte thirrja e tij veçanërisht për të rinjtë.

Ahmeti foli gjithashtu për karrierën e tij, ku tha se qytetarët shqiptarë kanë paguar 3 milionë euro për formimin e tij si oficer, por sot ai punon shofer dhe merr pensionin e shtetit të parakohshëm.

“Ju të gjithë keni paguar 3 milionë euro për të më formuar mua, sot punoj shofer, marr pensionin e shtetit të parakohshëm, me paturpësinë më të madhe më japin pension që të rri urtë“, tha ai.

Krenar Ahmeti: Unë si ish-oficer policie, e kam agjentin (të birin që e mban mbi shpinë), e zura agjentin. Ky ishte kavroshi, po mblidhte informacion për ne. Nuk do dal nga kuadrati i kolonelit, ju jap një urdhër: “Mos e lëshoni frontin, mos e lëshoni frontin, se janë momente decizive”.

Unë e kam ngrënë çairin tim, mendoj për të gjitha gjeneratat, çfarë na kanë bërë në këtë vend, duhet natë e ditë në Kuvend. Nëse nuk veprojmë tani, kjo gjeneratë…

“O moj Shqypni, e mjera Shqypni, Kush të ka qitë me krye n’hi?! Ti ke pas kenë një zojë e randë, Burrat e dheut të thirrshin nanë”.

Ju të gjithë keni paguar 3 milionë euro për të më formuar mua, sot punoj shofer, marr pensionin e shtetit të parakohshëm, me paturpësinë më të madhe më japin pension që të rri urtë. E deklaroj sot, dy pensionistë që marrin 70 mijë lekë do t’ua jap pensionin tim, t’ua ndaj përgjysmë, të ndajnë ilaçet. Kaq mundem me ba. Burra, prisni, mos ma lëshoni frontin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Herald Marku rikthehet te Vllaznia

Pas disa sezonesh larg, Herald Marku vesh sërish fanellën...

Shtohen mbeturinat në Qaf Dushk, lopët ushqehen me to

Një nga zonat më problematike te Bashkia Klos është...

Mashtrim me premtimet për studime jashtë, Prokuroria e Shkodrës çon në gjyq biznesmenin shkodran

Prokuroria e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit...

Skënder Hita emëron drejtuesit e rinj në Policinë e Lezhës, Vlorës, Durrësit dhe Fierit

Policia e Shtetit ka realizuar disa ndryshime në drejtimin...