Monika Kryemadhi: Mateo dhe Brikena do të ndahen

Publikuar me datë:

E ftuar në një intervistë televizive, Monika Kryemadhi ka folur për eksperiencën e saj si analiste në edicionin e pestë të “Big Brother VIP”, duke bërë deklarata të drejtpërdrejta për çiftet e krijuara brenda shtëpisë.

Gjatë bisedës, ajo u përball me një pyetje pikante: cili çift mendon se nuk do të zgjasë pas përfundimit të spektaklit. Pa hezitim, Kryemadhi përmendi dy ish-banorë, duke vënë në dyshim vazhdimësinë e lidhjes mes Mateo dhe Brikena. “Mateo dhe Brikena do ndahen”.

Sipas saj, raporti mes tyre ka qenë më shumë pjesë e lojës sesa një ndjenjë e vërtetë, duke shprehur dyshimin se lidhja është ndërtuar nën presionin e kamerave dhe dinamikës së reality show-t.

“Kam qenë skeptike për këtë çift që në fillim. Nuk e kam besuar që Mateo kishte ndjenja të sinqerta për Brikenën. Më është dukur sikur ai e përdori më shumë si pjesë të lojës,” është shprehur ajo gjatë intervistës.

Ajo shtoi gjithashtu se Brikena mund të ketë investuar më shumë emocionalisht në këtë raport, ndërsa Mateo, sipas saj, nuk ka pasur të njëjtin intensitet ndjenjash.

Deklarata e Kryemadhit ka ngjallur reagime në rrjet, duke rikthyer në vëmendje diskutimet për marrëdhëniet e krijuara brenda reality show-ve dhe sa reale janë ato jashtë kamerave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...