Mjeku Ramës: “Premtove shëndetësi falas, ujë 24 orë dhe arsim, por dështove në gjithçka”

Publikuar me datë:

Në protestën e 31-të para Kryeministrisë, mjeku Ilir Allkja mbajti një fjalim të fortë, ku kritikoi ashpër premtimet e pambajtura të qeverisë së Edi Ramës dhe kërkoi largimin e tij nga pushteti.

Fillimisht, Allkja u fokusua te patronazhistët, duke e akuzuar kryeministrin për gjuhën e papërshtatshme që përdor ndaj qytetarëve.

Përshëndes patronazhistët dhe spiunët që nuk na janë ndarë asnjë ditë. Jemi në këtë shesh edhe për dinjitetin tuaj, sepse në Shqipërinë e lirë do të jetoni me dinjitet dhe jo duke spiunuar njerëzit e punës. Sot Rama e shthuri gjuhën dhe u bë mashkulli më i padenjë që ka qenë ndonjëherë në karrigen e kryeministrit. Unë jam sovrani dhe kam të drejtë t’i kërkoj llogari Edi Ramës“, tha Allkja.

Për më tepër, mjeku listoi një sërë premtimesh elektorale nga qeveria, duke e akuzuar Ramën për dështimin në disa nga sektorët më kritikë.

Premtove shëndetësi falas dhe sot shqiptarët paguajnë 60 për qind të shpenzimeve shëndetësore nga xhepi i tyre. Premtove ujë 24 orë, por shumica e qyteteve ende nuk kanë furnizim të pandërprerë. Çfarë bëre në katër mandate? Blejmë ushqimet më shtrenjtë se të gjithë. Premtove rilindje në arsim, por mjafton të shohësh rezultatet e testit PISA. Premtove mbrojtjen e territorit dhe sot e ke dhënë nga veriu në jug“, deklaroi ai.

Fjalimi i Allkjas u pasua nga duartrokitjet e protestuesve të pranishëm, të cilët vazhduan të thërrisnin “Rama ik”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëri e re” dhe “Ju erdhi fundi”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...