Mirsad Bashka kritikon Benet Becin: “Është votuar për të drejtuar Bashkinë, jo Facebook-un”

Publikuar me datë:

Aktivisti Mirsad Bashka ka reaguar me tone kritike ndaj kryebashkiakut të Shkodrës, Benet Beci, duke e akuzuar për mungesë vizioni dhe drejtim të dobët të qytetit.

Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Bashka ironizon daljet e fundit të Becit në terren, duke thënë se ato po bëhen vetëm për imazh publik pas tre vitesh në drejtimin e Bashkisë.

Sipas tij, kryebashkiaku po reagon vetëm pasi lexon komente në Facebook dhe më pas del në terren “si hero”, sikur po zgjidh problemet e qytetit në moment.

“Nuk drejtohet qyteti tu lexu komente në Facebook në vend që me ba plane strategjike për zhvillimin e qytetit”, shkruan Bashka në reagimin e tij.

Në fund të reagimit, aktivisti shton se kryetari i Bashkisë duhet të marrë pjesë më shumë në mbledhjet e Këshillit Bashkiak dhe “të drejtojë Bashkinë, jo Facebook-un”.

Postimi i plotë:

“Kryetari i Bashkise ka fillu me dal ne terren mbas 3 vitesh drejtim, tu inspektu pune demek e tu mendu se po fiton dicka prej imazhit publik. Lexon 2-3 komente ne rrjete sociale ku dikush kerkon ndaj gja, e mandej del si hero sikur e zgjidhi problemin aty. 🤣

Nuk drejtohet qyteti tu lexu komente ne Facebook ne vend qe me ba plane strategjike per zhvillimin e qytetit.

Nje gja asht e sigurte.. kryetari i ardhshem i Bashkise ka me pas shume pune me ba prej neglizhimit qe po i bajne qytetit drejtuesit e Bashkise, Ermira Teliti dhe Benet Beci.

Kryetari i Bashkise sa del ne rruge live, te fillojne me shku ne mbledhje te Keshillit Bashkiak, sepse asht votu per me drejtu Bashkine e jo Facebook-un !”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]