Mirsad Basha ngre akuza ndaj Bashkisë Shkodër: “Po ndërtohet në mes të trotuarit, pa transparencë”

Publikuar me datë:

Këshilltari i PD-së në Bashkinë Shkodër, Mirsad Basha, ka reaguar ashpër ndaj një ndërtimi që po realizohet në një nga trotuaret e qytetit, duke ngritur pikëpyetje mbi ligjshmërinë dhe procedurat e ndjekura.

Në një status publik, Basha kujton se vetëm pak ditë më parë kryetari i Bashkisë, Benet Beci, justifikoi heqjen e një librarie me argumentin se zinte hapësirën publike dhe ishte pa leje. Sipas tij, tani në të njëjtin vend po vendoset një tjetër strukturë me vlerë rreth 70 milionë lekë.

“Po pse tash po vendoset një ndërtim tjetër fiks në të njëjtin vend, në mes të trotuarit?”, pyet Basha.

Ai pretendon se për këtë ndërhyrje nuk janë konsultuar ekspertët dhe se çështja nuk është miratuar në Këshillin Bashkiak, duke akuzuar drejtuesit e Bashkisë Shkodër se po e trajtojnë qytetin si “pronë private”.

Këshilltari demokrat i cilëson veprimet e Bashkisë si mungesë respekti ndaj qytetarëve dhe kërkon më shumë transparencë për projektin dhe procedurat e ndjekura për vendosjen e strukturës në hapësirën publike.

Postimi i plotë:

Ca asht ky ndertim pa leje ne mes te trotuarit prej drejtusve te bashkise?????

Dy dite ma perpara kryetari i bashkise tha qe u hek libraria aty per me liru hapsinen publike. Po pse tash po vendoset nji ndertim tjeter me vlere rreth 70 milion, fiks ne te njejtin vend, ne mes te trotuarit?

Nderkohe libraria u shkatrru me arsyen qe ishte pa leje edhe qe kishte zan hapsinen publike. Si ka mundesi qe tash po lejohet nji ndertim tjeter po aty?

Po ekspertet a pyeten, po keshilli bashkiak a e ka miratu kete vendosje te territorit tone? Jo !

Shkodra po trajtohet si prone private nga drejtuesit e bashkise Ermira Teliti dhe Benet Beci. Kjo asht e papranueshme edhe mungese respekti ndaj qytetareve.

Kjo nuk asht #shkodrapozitive ..

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...