“Mirë se erdhe në Hronir”, një udhëtim mes realitetit dhe imagjinatës në Gjegju Fest

Publikuar me datë:

Teatri “Migjeni” u bë sërish qendër e artit skenik gjatë natës së tretë të festivalit “Gjegju Fest”, ku publikut shkodran iu prezantua shfaqja “Mirë se erdhe në Hronir”.

Me tekst nga Suad Arilla dhe regji të Merita Smajës, kjo vepër solli në qendër të vëmendjes elementë të theksuar filozofikë, duke ftuar spektatorët të kalojnë përtej realitetit të zakonshëm. Në këtë botë teatrale, imagjinata dhe mendimi ndërthuren, ndërsa situatat dhe dialogët në skenë nxisin pyetje mbi mënyrën se si individi përjeton dhe interpreton botën rreth vetes. Hapësirat e lëna për reflektim u krijuan që çdo shikues të mund të nxjerrë kuptime të ndryshme nga ngjarjet dhe personazhet.

Pas shfaqjes, regjisore Merita Smaja ndali vëmendjen te mesazhet filozofike të veprës, duke shpjeguar se si këto ide u përçuan në skenë. Aktorët e rinj Marsel Paplekaj, Ami Krosaj, Amar Fishta dhe Jet Alda Dekaj interpretuan role që ndërthuren realitetin me fantazinë, duke i ofruar audiencës personazhe komplekse dhe situata të pasura imagjinative.

Për këta të rinj, përballja me një tekst të tillë filozofik ishte një eksperiencë e veçantë artistike. Në përfundim të natës, ata ndanë mendimet dhe emocionet që përjetuan gjatë punës në skenë. Ndërkohë, festivali “Gjegju Fest” vijon traditën e sjelljes së shfaqjeve të reja çdo mbrëmje në teatrin “Migjeni”, duke i dhënë mundësi talenteve të reja të shprehin veten dhe duke promovuar artin skenik. Edicioni i dytë i festivalit do të zgjasë deri më 24 tetor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Protestuesi qëllohet nga policia me plumb gome në pjesën e barkut

Një qytetar ka marrë një plumb gome në bark...

Policia u sulet edhe mediave me ujë me piper. Dëmtohet gazetari i News24

Gjatë zhvillimit të protestës, gazetari i News24, Klevin Muka,...