Zegjine Çaushi iu jep leksione të rinjve për dialog: Çdo pakënaqësi meriton të dëgjohet!

Publikuar me datë:

Teksa vendi prej 10 ditësh është përfshirë nga protesta masive ku rinia shqiptare kërkon dorëheqjen e Ramës, vjen një reagim nga deputetja e PS-së, Zegjine Çaushi. Kjo e fundit u ka dhënë leksione të rinjve, duke u propozuar që të pranojnë ftesën e Ramës për dialog.

Ajo theksoi se çdo pakënaqësi e të rinjve duhet të dëgjohet dhe çdo shqetësim meriton zgjidhje.

“Mirëmëngjes, të dashur miq! Teksa po shkoj sot në seancën plenare, rrugëve të Tiranës, pasojat e dhunës së ditëve të fundit janë të dukshme dhe natyrshëm më lind pyetja: A është kjo Tiranë që duam të shohin të gjithë? Pas këtyre pamjeve ka më shumë sesa dëme materiale. Pas çdo institucioni të dëmtuar, ka njerëz që punojnë, dhe pas çdo biznesi të shkatërruar, ka familje që jetojnë me mundin dhe sakrificat e tyre. Çdo pakënaqësi e juaja meriton të dëgjohet dhe çdo shqetësim meriton zgjidhjen e duhur. Zgjidhja e duhur vjen përmes dialogut, jo dhunës. Të dashur rinj dhe të reja, Tirana dhe Shqipëria meritojnë të ecin përpara, me qetësi, përgjegjësi dhe sytë nga Europa.”, shprehet deputetja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

I vihet flaka Ministrisë së Mjedisit

Paketimi i pakënaqësisë mes qytetarëve është thelluar, pasi policia...

Protestuesi qëllohet nga policia me plumb gome në pjesën e barkut

Një qytetar ka marrë një plumb gome në bark...

Policia u sulet edhe mediave me ujë me piper. Dëmtohet gazetari i News24

Gjatë zhvillimit të protestës, gazetari i News24, Klevin Muka,...