Një zjarr i përhapur në një kanal të mbuluar nga shkurret pranë qëndrës së fshatit Gramëz ka vënë në rrezik serioz komunitetin e zonës.
Era e fortë ka ndihmuar flakët të përhapen me shpejtësi, duke arritur deri në oborret e disa banesave. Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve ka qenë vendimtare për të ndalur përparimin e zjarrit, i cili kishte arritur deri në oborrin e një shtëpie dhe rrezikonte të futej brenda.
Shërbimi zjarrfikës vazhdon të jetë i pranishëm në terren, duke punuar për të izoluar plotësisht vatrën dhe për të shuar zjarrin, si dhe duke monitoruar situatën për të parandaluar përhapjen drejt banesave të tjera në fshat.
Mendohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga veprimtaria e qëllimshme e disa banorëve, të cilët digjin shkurret dhe ferrat për pastrimin e tokave të tyre bujqësore.

