Meta në GJKKO:” Kam patur rrogë deputeti që 22 vjeç”. Kërkoj ekspertizë individuale dhe si familjar për periudhën që kam qenë bashkëshort

Publikuar me datë:

Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë, ka kërkuar një ekspertizë financiare të re për shpenzimet e tij gjatë një seance të fundit. Ai theksoi se nuk ka cenuar kurrë interesat kombëtare.

“Sa i përket dëshmitarëve, deri javën tjetër do të koordinohem me avokatin për t’i organizuar sipas episodeve.
Gabimet në llogaritjen e pasurive nuk janë thjesht një rastësi.
Ekspertiza ime financiare nuk ka qenë rastësi.
Fakti që unë kam bërë kallëzim për rrëmbimin tim dhe që deri tani nuk jam pyetur, nuk është një rastësi.
Kërkoj që metodologjia e përdorur për prokurorët të aplikohet edhe në rastin tim.
Kam qenë deputet, duke marrë rrogat më të larta në shtet për 22 vjet.

Kam shërbyer si ministër i jashtëm dhe kam kaluar të paktën 300 ditë jashtë vendit, duke marrë një sërë dietash. Por mora një përgjigje që thoshte se dietat nuk janë llogaritur, pasi ato supozohen të shpenzohen.
Është absurde të thuash një ministri të jashtëm, i cili pret shoqërues dhe ka dreka e darka zyrtare, se ka shpenzuar paratë për to.

Po ashtu, është e paimagjinueshme që, si president, kur mbërrin jashtë vendit dhe të pret “Secret Service”, të kërkosh t’i shpenzosh paratë në dyqan.
Kërkoj një ekspertizë të pavarur, duke aplikuar metodologjinë e përdorur për prokurorët dhe gjyqtarët në procesin e vettingut.
Jam Ilir Meta. Emri im është forca ime.
Nuk kam cenuar kurrë interesat kombëtare, publike, apo personale të askujt.
Kam njohur vetëm rrogën e shtetit, dhe atë rrogë e kam depozituar në shtëpi.

Kërkoj një ekspertizë individuale dhe si familjar për periudhën kur kam qenë bashkëshort. Dua që të shqyrtohet çdo të ardhur e ligjshme që kam pasur, e cila është e dokumentuar nga autoritetet e shtetit,” përfundoi Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...