Merz nga Mali i Zi: Pa reforma në drejtësi, nuk ka anëtarësim në BE

Publikuar me datë:

Gjatë Samitit të Procesit të Berlinit në Mal të Zi, kancelari gjerman Friedrich Merz theksoi se përparimi i Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian varet nga zbatimi i reformave të thella, sidomos në sferën e sundimit të ligjit. Merz vuri në dukje rëndësinë gjeopolitike të zgjerimit të BE-së, duke paralajmëruar se rajoni nuk duhet të shndërrohet në fushë rivaliteti midis fuqive të mëdha.

“Duhet të jetë gjithashtu e qartë se vullneti politik duhet të vijë nga vetë rajoni. Reformat e guximshme, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, janë parakushte të domosdoshme për çdo përparim.”

Ai argumentoi se përparimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të mbështetet me rezultate të dukshme, duke theksuar se institucione të fuqishme dhe një sistem ligjor transparent janë çelësi për të tërhequr investitorë të huaj dhe për të krijuar vende të reja pune.

“Kompanitë gjermane dhe evropiane që investojnë në këtë rajon dhe krijojnë vende pune kanë nevojë për kushte transparente dhe një kuadër ligjor të bazuar në sundimin e ligjit. Edhe në këtë drejtim ka suksese inkurajuese. Megjithatë, mbetet ende shumë për të bërë.”

Merz theksoi se shtetet kandidate mbajnë përgjegjësinë kryesore për të çuar përpara procesin e reformave.

Ai përmbylli fjalën e tij duke kërkuar nga liderët rajonalë të demonstrojnë më shumë vullnet politik për të kapërcyer pengesat, veçanërisht në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe rikonfirmoi se Gjermania mbetet e përkushtuar ndaj rrugës së Ballkanit Perëndimor drejt integrimit evropian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Trazirat e mundshme në protestë, policia angazhon 2 mijë efektivë në terren

Policia e gjitha në terren në protestën e sotme....

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron protestuesin

Gjykata e Tiranës ka liruar protestuesin Franko Dopi, duke...