Merr fund arratia 30-vjeçare/ I dënuar me burgim të përjetshëm, ekstradohet nga SHBA Sokol Hoxha

Publikuar me datë:

SHBA ka ekstraduar drejt Shqipërisë, me Charter Flight, Sokol Hoxhën, vrasësin e trefishtë i cili për 30 vite ishte në arrati.

Sokol Hoxha që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe u arrestua disa kohë më parë në Ohio të SHBA-së.

Gjithashtu në vitin, 1997 ka vrarë në Shqipëri dy vëllezër, ngjarje për të cilën është dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Fierit.

Por Hoxha edhe në arrati për disa vite, nuk ka hequr dorë nga ngjarjet kriminale. Sipas skedës kriminale të Hoxhës, ai ishte futur në SHBA me pasaportë britanike dhe me emrin Hysen Gashi.

Bëhet me dije se brenda 7 viteve, ndaj tij janë ngritur 5 akuza që përfshijnë shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, dhunë në familje dhe rrëmbim.

Policia e Shtetit

Deportohet në Shqipëri, një shtetas i dënuar për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë.

Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Shërbimit të Sigurisë Diplomatike të Ambasadës Amerikane në Tiranë, Departamentit të Policisë Kriminale/Njësisë së Hetimeve të Përbashkëta, Interpol Tiranës, Interpol Uashingtonit, Interpol Mançesterit dhe Interpol Brukselit, në kuadër të operacionit të koduar “Globi”, u finalizua procedura për deportimin në Shqipëri, të shtetasit të arrestuar në Ohio, më datë 05.05.2026:

-Sokol Hoxha, 51 vjeç, lindur në Fier.

Ky shtetas, në vitin 2000, është dënuar nga Gjykata e Fierit, me 25 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja”, kryer në bashkëpunim, pasi më datë 30.03.1997, në Patos, Fier, në bashkëpunim me shtetasin D. S., ka vrarë me armë zjarri, shtetasit H. B. dhe I. B. (vëllezër), për motive të dobëta.

Gjithashtu, në vitin 2010, është dënuar nga Gjykata e Brukselit, Belgjikë, me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vrasja me dashje”, pasi më datë 29.08.1997, ka vrarë me armë zjarri, në Bruksel, një shtetase shqiptare, të cilën më parë e kishte shfrytëzuar për prostitucion.

Deportimi i shtetasit Sokol Hoxha, mëngjesin e sotëm, rezultat i bashkepunimit te vazhdueshem ndërkombëtar policor ndërmjet hetuesve nga Njësia Speciale Policore e Departamentit të Policisë Kriminale (e njohur si Njësia e Përbashkët e Shërbimeve Investiguese), e cila punon ngushtë me Njësitë e Hetimeve Ndërkombëtare Kriminale DSS/OCIU në Ambasadën Amerikane në Tiranë, si dhe me Marshallët Amerikanë dhe me ICE-ERO në ShBA.

Policia e Shtetit është maksimalisht e angazhuar dhe e vendosur për të qëndruar përkrah partnerëve amerikanë për hetime të përbashkëta dhe në veçanti për rastet e shtetasve në kerkim që i fshihen sistemeve të drejtesise të të dyja vendeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Banorët e Divjakës kundër shkrirjes me Lushnjen, kundërshtojnë propozimin e PS

Banorët e Divjakës kanë hyrë në ditën e tetë...

Kakavijë/ 5 km radha e automjeteve në tokën greke

Të premten në mbrëmje, udhëtarët që kalojnë nga Greqia...

Zjarret/ 9 vatra në zona të ndryshme të vendit, ministria: Ja si paraqitet situata

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë ditës së sotme...