“Më vuri duart në fyt”/ Studentja shkon të marrë diplomën, sulmohet nga sekretarja

Publikuar me datë:

Rasti i publikuar së fundmi në një emision investigativ lidhet me një studente të Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Ajo pretendon se është dhunuar nga sekretarja mësimore Malvina Hallunaj, gjatë një konflikti, që lindi për vonesën në dorëzimin e diplomës.

Sipas studentes, pas disa paraqitjeve në sekretari, për të tërhequr diplomën, më 4 qershor situata degradoi në përplasje fizike brenda ambienteve të fakultetit, ku ajo pretendon, se sekretarja e goditi dhe e kapi nga fyti.

Nga ana e saj, sekretarja thotë, se ishte studentja ajo, që e sulmoi, duke e goditur me një rezervë stilolapsi dhe duke dëmtuar dokumentet në zyrë.

Pas ngjarjes, dekania e Fakultetit të Drejtësisë Paulina Hoti, ka kërkuar largimin nga puna të sekretares.

Nga ana tjetër Rektori i Universitetit Tonin Gjuraj, është takuar me studenten dhe ka premtuar shqyrtimin e incidentit. Sipas informacioneve zyrtare, ndaj sekretares është marrë masa disiplinore “paralajmërim për largim nga puna”.

Ndërkohë, Policia e Shkodrës ka nisur hetimet pas kallëzimit të studentes. Sekretarja është proceduar për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, ndërsa janë administruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë së universitetit. Vendimi përfundimtar mbi përgjegjësitë do t’i takojë Prokurorisë së Shkodrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Marrëveshja SHBA-Iran, Netanyahu: Sa të jem unë kryeministër, Teherani s’do ketë armë bërthamore!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka marrë fjalën pas njoftimit...

Macron kërkon nisjen e shpejtë të misionit ndërkombëtar në Ngushticën e Hormuzit

Presidenti francez Emmanuel Macron po bën thirrje për fillimin...

Pas shpalljes si deputete e pavarur, Marjana Koçeku publikon një mesazh lutjeje

Pas njoftimit si deputete e pavarur, Marjana Koçeku, ka...