Me tre autobusë në qarkullim, transporti urban në Shkodër përballet me sfidën e vapës

Publikuar me datë:

Transporti urban mbetet një nga alternativat më të përdorura nga qytetarët e Shkodrës, veçanërisht gjatë ditëve të nxehta të verës. Gjatë një vëzhgimi në stacionet e autobusëve dhe përgjatë linjave të qytetit, shumë qytetarë u shprehën se zgjedhin urbanin pasi është një mënyrë më ekonomike dhe më e sigurt për të lëvizur.

Megjithatë, ata ngritën shqetësimin për kushtet brenda autobusëve, duke theksuar se temperaturat e larta dhe mungesa e kondicionerëve e bëjnë udhëtimin të vështirë, sidomos në orët e pikut.

Nga ana e tij, një prej drejtuesve të autobusëve tha se aktualisht shërbimi ofrohet nga tre mjete dhe se sistemi i transportit urban ka nevojë për investime dhe përmirësime, në mënyrë që të ofrojë më shumë komoditet për pasagjerët.

Transporti urban në Shkodër funksionon çdo ditë dhe përdoret gjerësisht, veçanërisht nga të moshuarit, të cilët e konsiderojnë një shërbim të domosdoshëm për kryerjen e aktiviteteve të tyre të përditshme.

Burimi: Shkodra Zone

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Rruga e Arbrit/ Përplasen dy automjete, raportohet për dy të plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Rrugën e Arbrit,...

Shi në Elbasan, probleme në qarkullim për shkak të ujit nëpër rrugë

Një stuhi e shoqëruar nga reshje intensive ka goditur...