“Me paratë që më jep shteti nuk ushqej dot as djalin”. U arrestua nga policia në protestë, shqiptarët mbledhin mbi 144 mijë euro për Altin Hilën

Publikuar me datë:

Një fushatë solidariteti ka arritur të mbledhë më shumë se 144 mijë euro për Altin Hilën, i cili u arrestua gjatë protestës që u zhvillua të mërkurën në kryeqytet, ku kishte qenë i pranishëm 33 ditë rresht, duke e shoqëruar djalin e tij me status invaliditeti.

Hila është bërë një figurë e njohur në mediat sociale për angazhimin e tij të përditshëm në protestë, gjithmonë i shoqëruar nga djali i tij i sëmurë, i cili merr ushqim nëpërmjet një tube stomaku. Në disa video të shpërndara online, shfaqet momenti kur ai kujdeset për djalin gjatë asaj ndjese.

Organizatorët e nismës për mbledhjen e fondeve kanë theksuar se familja ndodhet në një situatë të rëndë ekonomike. Po ashtu, është raportuar se Hila ka pësuar dhunë nga Policia e Shtetit para arrestimit të tij gjatë protestës, një situatë që e ka rënduar edhe më tej gjendjen e tij familjare.

Derisa shifrat tregojnë se deri tani janë mbledhur rreth 144 mijë euro nga donatorë të ndryshëm, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, kjo shumë është arritur përmes platformës GoFundMe që është hapur në ndihmë të tij.

Altin Hila, në një intervistë të mëparshme me gazetarin Osman Stafa, ka folur për vështirësitë ekonomike me të cilat përballet familja e tij, duke nënvizuar kostot e larta të trajtimit të djalit.

“Nuk di nëse do të kem nesër ushqim për tim bir. Ai ushqehet me tuba që kushtojnë mbi 1200 euro dhe duhet të ndërrohen çdo gjashtë muaj. Djali im ka nevojë për 15 mijë lekë ushqim çdo ditë. Shteti më jep vetëm 280 mijë lekë në vit dhe 130 mijë lekë si kujdestar”, ka thënë ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Emiljano Musta firmos me Vllazninë

Vllaznia ka realizuar një tjetër hap të rëndësishëm në...

600 mijë libanezë janë kthyer në shtëpitë e tyre pas armëpushimit Izrael-Hezbollah

Pas armëpushimit të arritur në fund të qershorit mes...