Shtëpia e Bardhë në një postim në “X” ka shpërndarë një foto të krijuar me IA të presidentit amerikan, Donald Trump si një luftëtar hapësinor. Kjo foto është e ngjashme me heroin e serialit The Mandalorian, me rastin e 4 majit, i njohur edhe si “Dita e Star Wars”.��Postimi përfshin një meme në të cilin presidenti amerikan përshkruhet si një Mandalorian përkrah Baby Yoda , duke iu referuar si serialit të njohur ashtu edhe filmit të ardhshëm “The Mandalorian and Grogu”.
“Në një galaktikë që kërkon forcë – Amerika është gati. Kjo është rruga. I katërti qoftë me ju”, shkruhet në postim.

