Mbyllet pas 11 vitesh ‘The Late Show’ për mungesë financiare

Publikuar me datë:

Pas më shumë se një dekade në ekran, Stephen Colbert i dha fund aventurës së tij në krye të The Late Show with Stephen Colbert. Episodi i fundit u transmetua mbrëmjen e 21 majit, duke shënuar mbylljen e një prej formateve më të njohura të televizionit amerikan.

Mbrëmja finale erdhi mes emocionesh, batutash dhe surprizash, ndërsa Colbert falënderoi publikun dhe stafin që e shoqëruan gjatë 11 viteve të emisionit. Ai u shpreh mirënjohës për periudhën që kaloi në drejtimin e programit, duke e quajtur një privilegj të madh.

Në episodin përmbyllës morën pjesë emra të njohur si Paul McCartney, Jon Batiste dhe Elvis Costello. Një nga çastet më të komentuara të natës ishte interpretimi i këngës Hello, Goodbye, që u pa si simbol i mbylljes së një epoke në televizionin amerikan.

Më herët, CBS kishte bërë të ditur se programi do të përfundonte në maj të vitit 2026, duke e lidhur vendimin me kostot financiare dhe transformimet që po kalon industria e emisioneve “late night”.

The Late Show with Stephen Colbert nisi në vitin 2015, pasi Colbert mori drejtimin e formatit pas largimit të David Letterman.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

2 marinarë të zhdukur pas sulmit me anije cisternë në Ngushticën e Hormuzit

Dy marinarë rezultojnë të zhdukur dhe 23 të tjerë...

“Bisedat në ChatGPT lexohen nga kontraktorë”, çfarë duhet të dini për mbrojtjen e privatësisë

Nëse e përdorni ChatGPT si një forum privat, terapist, partner kodimi apo si një hapësirë për të punuar me mendimet tuaja personale, mund të duhet të mendoheni dy herë para se të klikoni butonin “dërgo”. Një raport i “404 Media” zbulon se OpenAI punëson qindra kontraktorë njerëzorë për të lexuar, përmbledhur dhe kritikuar bisedat reale […]

Arabia Saudite zvogëlon eksportet e naftës në Evropë pas sulmit në tubacion

Arabia Saudite ka ndërprerë pjesërisht eksportet e naftës drejt...

Zjarr në Trush të Poshtëm, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një vatër zjarri është shfaqur mbrëmjen e sotme në një sipërfaqe toke në fshatin Trush i Poshtëm, në Bashkinë Vau Dejës. Flakët janë konstatuar nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për izolimin e vatrës. Pas ndërhyrjes, zjarri është vënë nën kontroll dhe […]