Dosja “Veliaj 2″/ SPAK fut në rreth Arbër Veliajn dhe kompaninë Gogel, Lala zbulon detajet

Publikuar me datë:

Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje në lidhje me paraqitjen në SPAK, të ish deputetes së PS, Klotilda Bushka.

Ajo është thirrur për shkak të hetimeve që SPAK po kryen për dosjen “Veliaj 2”, ku sipas gazetares hetimet janë të përqëndruara te kompania “Gogel” e vëllait të Veliajt.

“Dosja Veliaj 2. SPAK pasi mbylli dosjen e parë, veçoi një dosje ku po heton familjarë të Veliajt dhe aktivitetin e tij. Në qendër është kompania Gogel e Arbër Veliaj, vëllait të Erion Veliaj”, deklaroi Lala.

Gazetarja tha se Klotilda Bushka, e cila është e pandehur në dosjen “Veliaj 1”, ka dhënë shpjegime në SPAK për këtë fraksion të dytë të hetimeve. Në dosjen e parë, sipas Lalës, SPAK pretendon se Bushka ka penguar drejtësinë, ndërsa paraqitja e saj e fundit lidhet me hetimet për “Veliaj 2”.

“Ditën e sotme ka dhënë shpjegime ish deputetja e PS, Klotilda Bushka, e cila është e pandehur në dosjen Veliaj 1. Te dosja e parë e Veliaj, pretendohet nga SPAK se ka penguar drejtësinë. Ndërkohë, ditën e sotme është pyetur për Veliaj 2, fraksioni ku pika kryesore ka të bëjë me kompaninë Gogel të Arbër Veliaj”, u shpreh Lala.

Sipas gazetares, këto veprime hetimore vijnë pak ditë përpara shqyrtimit të rekursit të Veliajt në Gjykatën e Lartë lidhur me masën e sigurisë, si edhe përpara vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese për arrestin.

Lala tha se Veliaj ka paraqitur argumentet e tij, ndërsa SPAK në parashtresë ka ngritur pretendimin se ekzistojnë bashkëpunëtorë të drejtësisë që mund të intimidohen nëse ai lirohet.

“Veprimet vijnë pak ditë para se Gjykata e Lartë të shqyrtojë rekursin e Veliajt për masë dhe Gjykata Kushtetuese të shprehet për arrestin. Veliaj ka ngritur argumentet e veta. SPAK pretendon, në një nga fjalitë në parashtresë, se kemi bashkëpunëtorë të drejtësisë që mund të intimidohen nëse Veliaj lirohet”, tha Lala.

Ajo përmendi gjithashtu edhe procesin në Gjykatën Administrative me prokurorin e posaçëm Ols Dado, ndërsa theksoi se dosja “Veliaj 2” shtrihet mbi aktivitetin e vëllait të Veliajt.

“Pastaj ka proces në Administrative me Ols Dadon, prokurorin e posaçëm. Por dosja Veliaj 2 është çështje që shtrihet mbi aktivitetin e vëllait të Veliajt”, deklaroi gazetarja Klodiana Lala.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

2 marinarë të zhdukur pas sulmit me anije cisternë në Ngushticën e Hormuzit

Dy marinarë rezultojnë të zhdukur dhe 23 të tjerë...

“Bisedat në ChatGPT lexohen nga kontraktorë”, çfarë duhet të dini për mbrojtjen e privatësisë

Nëse e përdorni ChatGPT si një forum privat, terapist, partner kodimi apo si një hapësirë për të punuar me mendimet tuaja personale, mund të duhet të mendoheni dy herë para se të klikoni butonin “dërgo”. Një raport i “404 Media” zbulon se OpenAI punëson qindra kontraktorë njerëzorë për të lexuar, përmbledhur dhe kritikuar bisedat reale […]

Arabia Saudite zvogëlon eksportet e naftës në Evropë pas sulmit në tubacion

Arabia Saudite ka ndërprerë pjesërisht eksportet e naftës drejt...

Zjarr në Trush të Poshtëm, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Një vatër zjarri është shfaqur mbrëmjen e sotme në një sipërfaqe toke në fshatin Trush i Poshtëm, në Bashkinë Vau Dejës. Flakët janë konstatuar nga banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar shërbimin zjarrfikës. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë për izolimin e vatrës. Pas ndërhyrjes, zjarri është vënë nën kontroll dhe […]