Shkodra u bë skenë e një eventi të veçantë muzikor, ku Ansambli i Harqeve “Harmonia Albanica” interpretoi kryeveprën e Antonio Vivaldit, “Katër Stinët”. Ky koncert, i ndërtuar si një ndërthurje mes muzikës dhe letërsisë, solli për publikun jo vetëm interpretimin e njohur të veprës, por edhe leximin e soneteve që frymëzuan kompozitorin italian, duke krijuar një përvojë të thellë artistike.
Në ambientet e qëndrës rinore Arka, eventi u drejtua artistikisht nga Dritan Mlika, ndërsa dirigjente ishte Kristi Ndoja. Në rolin e solistëve u paraqitën violinistet Esmeralda Kyçyku, Elena Lamnica, Dea Nicaj si edhe profesori Lorenc Radovani.
Publiku përjetoi një udhëtim të vërtetë përmes katër stinëve të Vivaldit, të shoqëruar nga emocionet, hijeshia dhe magjia e muzikës klasike.

