Mat/ Përfshihet nga zjarri një sipërfaqe me bimësi, dyshohet i qëllimshëm

Publikuar me datë:

Një zjarr ka shpërthyer në Njësinë Administrative Ulëz, e cila bën pjesë në Bashkinë Mat, duke përfshirë zonën me bimësi dhe duke shkaktuar alarm në komunitet.

Sipas të dhënave të para, flakët janë nxitur nga temperaturat e larta dhe erërat e forta, duke lejuar që zjarri të përhapej me shpejtësi dhe të rrezikonte sipërfaqe të konsiderueshme.

Forcat e shërbimit zjarrfikës janë në vendngjarje, duke u mbështetur nga punonjës të Bashkisë Mat, dhe po punojnë për të izoluar dhe shuar flakët me qëllim që të parandalojnë përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Fillimisht dyshohet se zjarri mund të ketë qenë rezultat i një akti të qëllimshëm, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e saktë të këtij incidenti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

39-vjeçari merr peng vëllanë dhe shokun e tij në Tiranë, sulmon edhe policinë

Një incident i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku...

Gjermani/ Vrau 15 pacientë, dënohet me burgim të përjetshëm mjeku

Një gjykatë në Berlin ka vendosur të dënojë me...

Vlorë/ Bie zjarr në kodrën e Kuzum Babasë, rrezikohen banesat

Pasditen e së mërkurës, një zjarr shpërtheu në kodrën...