Deputetja Marjana Koçeku, e cila pak ditë më parë njoftoi largimin e saj nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe kalimin si deputete e pavarur, është parë këtë të shtunë mes protestuesve.
Nga pamjet e publikuara nga “Piranjat”, Koçeku shfaqet pranë qytetarëve që janë mbledhur në protestën kundër qeverisë, ku një nga kërkesat kryesore është largimi i kryeministrit Edi Rama.
Vendimi i saj për t’u shkëputur nga PS-ja u shoqërua me një reagim publik, ku theksoi se parimet dhe bindjet personale nuk mund të vihen në funksion të interesave partiake.
“Prej sot jam deputete e pavarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojnë kufijtë”, u shpreh Koçeku në deklaratën e saj.

