Deputetja e Partisë Socialiste, Marjana Koçeku, ka theksuar nevojën që çdo qytetar, veçanërisht ata që jetojnë në zonat rurale dhe të thella, të ndihen të përfaqësuar dhe të kenë akses në shërbimet publike.
Gjatë diskutimeve në dëgjesën e Komisionit për Reformën Territoriale me kryetarët e bashkive të qarqeve Kukës dhe Elbasan, Koçeku u shpreh se edhe një familje e vetme në një zonë të largët nuk duhet të mbetet pa vëmendjen e institucioneve.
Sipas saj, njësitë administrative kanë një rol kyç si mbështetëse të bashkive, duke garantuar përfaqësim dhe shërbime për komunitetet larg qendrave urbane.
“Asht e nevojshme që çdo individ apo familje, qoftë edhe nji e vetme në zonën ku jeton, sidomos në terrene rurale, të ndjehet e përfaqësueme dhe e ndigjueme”, u shpreh deputetja socialiste gjatë diskutimit për Reformën Territoriale.

