Marbella, nyja e kokainës në Europë/ Gazetari spanjoll: Grupet shqiptare kanë rol drejtues

Publikuar me datë:

Gazetari i njohur spanjoll i kronikës së zezë, Manu Marlasca, ka ngritur alarmin për zgjerimin e rrjeteve kriminale ndërkombëtare në Marbella, duke vënë në fokus edhe aktivitetin e grupeve shqiptare në trafikun e kokainës.

Sipas tij, Marbella është kthyer në një nga pikat kryesore ku negociohet dhe shpërndahet droga drejt Europës, ndërsa grupet shqiptare, sipas deklaratës së tij, kanë shënuar rritje të ndjeshme në këtë treg kriminal.

“E gjithë kokaina që shpërndahet në Europë negociohet në Marbella. Në Marbella mund të gjesh grupe shqiptare që kohët e fundit kanë marrë një hov të madh në trafikun e kokainës”, deklaroi Marlasca.

Gazetari spanjoll e cilësoi Marbella-n si një “qendër të madhe të krimit të organizuar”, ku operojnë rrjete kriminale nga vende të ndryshme. Por në mesin e këtyre organizatave, ai veçoi edhe grupet shqiptare, duke i renditur mes aktorëve që sipas tij kanë zgjeruar praninë në trafikun ndërkombëtar të kokainës.

Sipas Marlasca-s, në të njëjtën zonë veprojnë edhe grupe serbe, italiane, kolumbiane, irlandeze, si dhe organizata kriminale që vijnë nga Holanda, Suedia dhe Belgjika. Ai tha se secili grup ka fushat e veta të aktivitetit dhe se krimi i organizuar në Spanjë funksionon mbi bazën e rrjeteve të specializuara.

“Është një qendër e madhe e krimit të organizuar. Në Spanjë praktikisht çdo organizatë ndërkombëtare ka hapësirën e saj”, u shpreh gazetari.

Marlasca theksoi se rritja e aktivitetit të grupeve kriminale shqiptare në Marbella lidhet me trafikun e kokainës, një prej tregjeve më fitimprurëse të krimit në Europë.

Sipas tij, zona luksoze spanjolle është kthyer në një pikë takimi për organizata të ndryshme që kontrollojnë rrjete të shpërndarjes së drogës dhe aktivitete të tjera ilegale.

Gazetari spanjoll foli edhe për mënyrën se si këto organizata ndahen sipas “specialiteteve”. Ai përmendi grupet serbe për trafikun e marihuanës, grupet italiane për vjedhjen e orëve luksoze gjatë sezonit turistik, ndërsa përmendi grupet gjeorgjiane si specialistë të grabitjeve në banesa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...