Marash Kumbulla drejt largimit nga Roma, synon Spanjën

Publikuar me datë:

E ardhmja e Marash Kumbullës te Roma mbetet ende në pikëpyetje. Mbrojtësi shqiptar duket se nuk figuron në planet e trajnerit Xhan Piero Gasperini për sezonin e ardhshëm dhe klubi italian po konsideron largimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës.

Burime nga mediat italiane raportojnë se Roma po synon një ristrukturim të mbrojtjes, dhe Kumbulla është një ndër emrat që mund të largohet. Për mbrojtësin 25-vjeçar ka interes nga La Liga, me Rajo Vajekanon që po ndjek me vëmendje situatën e tij dhe pritet të marrë vendim për një lëvizje të mundshme. Nëse transferohet, Kumbulla do të përjetonte eksperiencën e tij të tretë në Spanjë, pas periudhave si i huazuar te Espanjol dhe Majorka.

Ndërsa situata e Kumbullës është ende e pasigurt, Roma nga ana tjetër është në kërkim të përforcimeve të reja në mbrojtje, me drejtuesit që po shqyrtojnë disa alternativa për sezonin që vjen. Për Kumbullën, qëllimi kryesor është të gjejë një ekip ku mund të luajë rregullisht dhe të ketë vazhdimësi, megjithëse dëshira e tij ka qenë gjithnjë që të vazhdojë karrierën në Serie A me Romën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...