Mamurras/ Për herë të dytë, zjarri përfshin mjetet në një gurore

Publikuar me datë:

Mjete të kompanisë private që vepron në sektorin e guroreve në Mamurras janë përfshirë për të dytën herë brenda pak javësh nga flakët në rrethana ende të paqarta. Incidenti më i fundit ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, kur zjarri përfshiu disa ekskavatorë dhe pajisje të tjera të rënda, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht. Kompania i përket shtetases me inicialet R.K., dhe ky është rasti i dytë brenda një kohe të shkurtër ku kjo kompani bëhet shënjestër e një ngjarjeje të tillë.

Edhe gjatë incidentit të mëparshëm, dyshimet e para ishin për zjarrvënie të qëllimshme, por autorët mbeten ende të paidentifikuar dhe ngjarja nuk ka gjetur ende zgjidhje. Rasti i fundit është raportuar menjëherë pranë autoriteteve, teksa grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur të gjithë dinamikën. Hetuesit po shqyrtojnë mundësitë e ndryshme të shkakut të zjarrit, duke mos përjashtuar as variantin që ky të jetë një veprim i qëllimshëm.

Fakti që ngjarja përsëritet ndaj të njëjtës kompani ka shtuar më tej dyshimet se mund të kemi të bëjmë me sulme të organizuara, ndërsa rezultatet e hetimeve pritet të hedhin dritë mbi identitetin e autorëve dhe motivet që qëndrojnë pas këtyre akteve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]