Mamurras/ I armatosur, përplasi makinën e Policisë gjatë arratisjes, arrestohet 27-vjeçari

Publikuar me datë:

Një 27-vjeçar, Edmir Xhaferri, banues në Mamurras, është arrestuar pas një ndjekjeje nga Policia në qytet.

Sipas njoftimit zyrtar, ai qarkullonte me armë zjarri dhe, pasi nuk ndaloi me urdhër, përplasi një automjet të Policisë dhe vijoi largimin, ndërsa më pas hodhi armën.

Ai u kap në lagjen “Zef Hoti”, ndërsa u sekuestruan një pistoletë, municion, automjeti dhe një palë targa. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Lezhës.

Njoftimi i Policisë:

Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Target”.

Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri, nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe tentoi të largohej, duke përplasur automjetin e shërbimeve të Policisë dhe rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë. Neutralizohet dhe vihet në pranga 27-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, municion luftarak, automjeti dhe një palë targa.

Sektori për Krimet e Rënda, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale në DVP Lezhë dhe Komisariatin e Policisë Kurbin, bazuar në informacionet e siguruara për një shtetas që qarkullonte i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Target”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi:

-E. Xh., 27 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin.

Ky shtetas u lokalizua në qytetin e Mamurrasit, duke qarkulluar me automjet. Sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, duke përplasur automjetin e shërbimeve të Policisë dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë, si dhe ka hedhur armën e zjarrit që mbante me vete.

Pas disa minutash ndjekjeje, në lagjen “Zef Hoti”, Mamurras, u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e 27-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related