Kryente veprime të turpshme para shkollës artistike ‘Jakov Xoxa’, këngëtari fierak Erind Xhaferaj mbërrin në gjykatë

Publikuar me datë:

Këngëtari fierak Erind Xhaferaj ka mbërritur këtë të shtunë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ku do të njihet me masën e sigurisë pas arrestimit të tij dy ditë më parë.

Xhaferaj u arrestua nga Policia e Fierit pasi dyshohet se kryente veprime të turpshme pranë ambienteve të shkollës artistike “Jakov Xoxa”. Rasti u denoncua nga nxënëse të shkollës, të cilat njoftuan policinë përmes një telefonate.

Pas marrjes së informacionit, efektivët kanë verifikuar rastin dhe kanë ndërhyrë, duke ndaluar këngëtarin. Ai u shoqërua në ambientet e Policisë së Fierit, ku iu kryen veprimet procedurale dhe u mor në pyetje.

Sipas të dhënave të bëra publike, ndaj Xhaferajt është ngritur dyshimi për veprën penale “Vepra të turpshme”, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Ditën e sotme, Xhaferaj do të dalë para trupit gjykues, të përbërë nga gjyqtari Noel Veizi dhe prokurori Skerdi Sinanaj, për t’u njohur me vendimin mbi masën e sigurisë.

Këngëtari do të përballet me vlerësimin e gjykatës lidhur me masën që do të caktohet ndaj tij, ndërsa hetimet për rastin vijojnë. Si në çdo procedim penal, Xhaferaj prezumohet i pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Mamurras/ I armatosur, përplasi makinën e Policisë gjatë arratisjes, arrestohet 27-vjeçari

Një 27-vjeçar, Edmir Xhaferri, banues në Mamurras, është arrestuar...

Befason Maran, dërgon në tribunë tre lojtarë, mes tyre dhe dy debutues

Nga Finlanda, Rolando Maran vijon të “përziejë kartat”, këtë...