Skandal në Shkodër/ Posta Shqiptare seleksionon mediat në aktivitetin për Xhubletën

Publikuar me datë:

Në aktivitetin e parë të rëndësishëm, Kejsi Spahia, drejtorja e postës në Shkodër tregoi paaftësinë totale të saj që në fakt i buron nga trashëgimia familjare.

Sot në aktivitetin kushtuar Xhubletës të organizuar nga Posta Shqiptare në muzeun historik, mediat kishin një ftesë për ta ndjekur nga afër dhe për ta përcjellë për publikun më pas.

Në mënyrë të pakuptimtë, drejtorja e postës në Shkodër ndërhyn duke mos lejuar disa prej mediave që të filmojnë aktivitetin.

Mes tyre ishte edhe RTSH, televizioni publik shqiptar duke mos e lejuar që ta regjistrojë aktivitetin duke krijuar kështu një skandal të vërtetë dhe duke treguar paaftësinë e madhe të drejtores Kejsi Spahia e cila është emëruar në atë detyrë që në fillim pa asnjë lloj merite.

Familja e saj është mëse e shpërblyer nga PS sepse babai Genc Spahija prej vitesh është drejtor rajonal dhe po ashtu edhe nëna e saj ka mbajtur dhe mban poste jo më pak rëndësi.

Tri drejtues nga një familje në një qark me rreth 300 mijë banorë është absurde aq më tepër kur janë edhe të paaftë plotësisht.

Kejsi Spahia dhe posta shqiptare u treguan selektive me mediat duke lejuar një pjesë dhe duke mos lejuar disa të tjerë mes të cilëve edhe RTSH.

Kjo me justifikimin idiot se aktiviteti do të jepet tek faqja e ministrit Enea Karakaçi që është edhe drejtues politik në Shkodër i PS.

Pra RTSH si televizion publik nxirrret jashtë bashkë me media të tjera dhe disa të tjerë sipas ndasive dhe lidhjeve personale lihen të regjistrojnë thua se xhubleta dhe muzeu historik në Shkodër janë pronë e Kejsi Spahisë apo ndonjë tjetri.

Një amatorizëm, paaftësi dhe idiotësi totale e cila nuk ka asnjë lloj justifikimi.

Në rastet kur një institucion vendos që ta regjistrojë vetë aktivitetin, minimalisht mediat nuk kanë përse të marrin ftesë, edhe pse edhe kjo metodë që ka zënë rrënjë është e papranueshme.

Por të arrihet në pikën që mediat edhe ftohen edhe nuk lejohen të filmojnë kjo është më shumë se absurde.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related