Makth për Armando Brojën, sërish probleme me Burnleyn në Angli

Publikuar me datë:

Armando Broja po kalon një makth me Bërnlin sa i përket aktivizimit. Edhe pse klubi anglez mban vendin e fundit në Championship, sërish nuk ka minuta për sulmuesin shqiptar.

Dje u luajt sfida me Reksam, që u mbyll në barazim 1 me 1. Për Brojën nuk pati asnjë minutë në dispozicion nga trajneri Niki Hajen.

Ky fakt është mjaft shqetësues për 24-vjeçarin. Kjo pasi merret parasysh që ka mungesa në sulm, ndërsa Xhejmi Vardi nuk lejohej të luante dje.

Për shkak të kësaj situate, dukej se Broja do të kishte më tepër hapësira. Nuk rezulton kështu për Brojën, i cili prej 1 viti regjistron vetëm 1200 minuta në 31 paraqitje. Gjatë kësaj kohe ka shënuar një gol dhe ka asistuar dy të tjerë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Tefik Osmani kritikon Vllazninë: “U fokusua te arbitrat, jo te gabimet e veta”

Ish-drejtori teknik i Vllaznisë, Tefik Osmani, ka komentuar situatën...

“Rolls-Royce” ndalohet në Lezhë, Policia nis verifikimin e pasurisë së pronarit

Një automjet luksoz tip “Rolls-Royce” është ndaluar për kontroll në Lezhë, ndërsa Policia ka nisur verifikimet për origjinën e mjetit dhe burimin e të ardhurave të përdorura për blerjen e tij. Kontrolli është kryer nga strukturat e Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Policinë Rrugore. Gjatë verifikimeve […]