Lezhë/ Shpërthimi i bombulës së gazit disa ditë më parë, ndërron jetë 40-vjeçari

Publikuar me datë:

Saimir Kola, 40 vjeç, ka ndërruar jetë pas 12 ditësh trajtim të specializuar në Itali, pas plagëve të marra nga shpërthimi i një bombule gazi që ndodhi më 29 gusht në fshatin Markatomaj të Lezhës. Ai ishte një nga gjashtë anëtarët e familjes Kola që u plagosën në këtë ngjarje tragjike.

Edhe pse u dërgua menjëherë në Itali për mjekim, falë ndërhyrjes së shpejtë, plagët e rënda që kishte pësuar Saimir Kola rezultuan fatale. Ai kishte djegie në afro 90% të trupit, duke e bërë gjendjen e tij mjaft kritike që në momentet e para pas shpërthimit.

Ngjarja ndodhi në banesën e familjes Kola në Markatomaj, ku shpërthimi la të plagosur rëndë gjashtë persona. Me humbjen e Saimir Kolës, bilanci i kësaj ngjarjeje të rëndë është rënduar më tej, duke sjellë viktimën e parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related