“Pagat të zhbllokohen menjëherë”, Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve paralajmëron: Masat do të përshkallëzohen deri në reduktimin dhe kufizimin e veprimtarisë

Publikuar me datë:

Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, e thirrur më 10 shtator 2026 për shkak të bllokimit të pagave të gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore, ka miratuar një deklaratë zyrtare ku kërkon ekzekutimin e menjëhershëm të listëpagesave dhe zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në deklaratën e miratuar, Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve thekson se situata e krijuar prek autoritetin e Kushtetutës, forcën detyruese të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe pavarësinë e pushtetit gjyqësor.

Deklarata bën me dije se bllokimi i pagave ka prekur njëkohësisht sekretarët gjyqësorë, kancelarët dhe nëpunësit e tjerë të gjykatave. Sa i përket buxhetit të shtetit, gjyqtarët shprehen se mungesa e planifikimit apo nevoja për rishpërndarje fondesh nuk mund ta kthejë një detyrim kushtetues në fakultativ, pasi buxheti duhet të mundësojë zbatimin e Kushtetutës.

  1. Zhbllokimi i menjëhershëm dhe pagesa pa vonesë e pagave të gjyqtarëve dhe administratës gjyqësore.
  2. Zbatimi i plotë i vendimit nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese, vendimit nr. 435 të KLGJ-së dhe urdhrave të nëpunësve autorizues të gjykatave.
  3. Nisja e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura sipas paragrafit 110 të vendimit kushtetues.
  4. Miratimi i kuadrit të ri ligjor në përputhje me Kushtetutën, pas konsultimit me organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë.
  5. Ndalimi i praktikave administrative që pengojnë funksionimin financiar të gjykatave.
  6. Ndërmarrja e mjeteve ligjore (administrative, civile dhe kushtetuese) për ekzekutimin e listëpagesave.
  7. Adresimi i situatës te organizatat ndërkombëtare, veçanërisht Komisioni Evropian dhe përfaqësitë diplomatike të huaja.
  8. Kërkesë Presidentit të Republikës për t’u angazhuar në mbrojtje të pavarësisë së gjyqësorit dhe për të monitoruar projektligjin e propozuar për ndryshimet në ligjin nr. 96/2016.

Deklarata përfundon me paralajmërimin se, nëse institucionet përgjegjëse nuk veprojnë menjëherë për ekzekutimin e pagave, masat e ndërmarra nga pushteti gjyqësor do të përshkallëzohen deri në reduktimin dhe kufizimin përkohësisht të veprimtarisë gjyqësore, vetëm në shqyrtimin e çështjeve me natyrë urgjente.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Makth për Armando Brojën, sërish probleme me Burnleyn në Angli

Armando Broja po kalon një makth me Bërnlin sa...

Gjilani triumfon në derbi ndaj Ballkanit, Feronikeli 74 befason Dritën

Gjilani ka shënuar fitore të rëndësishme në derbin e...