Protestuesit presin Ballën te Kuvendi, hedhin vezë në drejtim të makinës

Publikuar me datë:

Pavarësisht mbylljes së seancës së fundit plenare në Kuvendin e Shqipërisë për këtë sesion parlamentar, një grup i vogël protestuesish vazhdon të qëndrojë pranë godinës së parlamentit.

Protestuesit shfrytëzuan momentin kur Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, po dilte nga ambientet e Kuvendit për t’i hedhur vezë automjetit të tij.

Mësohet nga pamjet se ata ishin pozicionuar në zonën e xhamisë së Namazgjasë në momentin e hedhjes së vezëve, për t’u larguar menjëherë më pas me nxitim. Menjëherë pas incidentit, forcat policore u paraqitën në vendngjarje dhe rrethuan zonën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vllaznia U-19 rikthehet në stërvitje, nis përgatitjet për sezonin e ri

Vllaznia U-19 ka hapur zyrtarisht sezonin futbollistik 2026-2027, duke...

Kujdes/ Skema e re mashtruese në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos jepni kodin 6-shifror!

Policia e Shtetit ka nxjerrë një njoftim të rëndësishëm...

Skandali/ Sekuestrohen mbi 6 ton produkte mishi të papërshtatshme për konsum

GREQI- Një operacion i gjerë kontrolli nga ekipet inspektuese...