Londër/ Varka e policisë përplaset me Urën Westminster, plagosen 5 efektivë

Publikuar me datë:

Pesë oficerë të Policisë Metropolitane janë lënduar pas një përplasjeje të një varke të Njësisë së Policisë Detare me Urën Westminster, në zemër të Londrës.

Incidenti u regjistrua rreth orës 17:40 pranë godinës së Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar. Policia bëri të ditur se disa nga oficerët që ndodheshin në bord ranë në ujë, por u nxorën shpejt falë ndërhyrjes së kolegëve të tyre dhe ekipeve të emergjencës.

“Bazuar në informacionet që kemi deri tani, pesë oficerë policie janë plagosur dhe po marrin trajtim mjekësor. Presim një përditësim mbi shkallën e dëmtimeve të tyre”, njoftoi Policia Metropolitane.

Sipas autoriteteve, nuk ka të dhëna që ndonjë civil të ketë qenë i përfshirë apo i plagosur në këtë ngjarje. Ndërkaq, hetimet për rrethanat e aksidentit do të zhvillohen në mënyrë të plotë.

Ngjarja ndodhi në një zonë mjaft të populluar nga vizitorë dhe kalimtarë, të cilët e kanë ndjekur situatën nga ura. Autoriteti Portual i Londrës mori pjesë gjithashtu në operacionin për shpëtimin e oficerëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kosovë/ Arrestohen dy persona për krime lufte

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se...

Radhë të gjata në ASHK Shkodër, Kliti Hoti: Qytetarët po presin me orë të tëra për një shërbim

Deputeti i Partisë Demokratike, Kliti Hoti, ka denoncuar situatën...

Zyrtare: Roberto Mancini rikthehet në stolin e Italisë

Është zyrtare!Roberto Mancini rikthehet në stolin e Italisë.Ai rikthehet...