Lirohet nga burgu Rozeta Dobi, pastruesja që vodhi 500 mijë euro në banesën e ish-zyrtares së PS-së

Publikuar me datë:

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale.

Dobi u arrestua në janar të vitit 2023 për vjedhjen e 120 mijë eurove, 30 mijë dollarëve amerikanë dhe sendeve me vlerë nga banesa e ish-zyrtares së lartë të shtetit, Alda Klosi, ku punonte prej rreth pesë vitesh si pastruese.

Gjatë hetimeve, policia ushtroi kontroll në banesën e Rozeta Dobit, ku u gjetën dhe sekuestruan 404 mijë euro, 8 500 dollarë amerikanë dhe një sasi bizhuterish floriri, të fshehura në tubin e aspirimit.

U sekuestruan gjithashtu 58.150 euro, 7 mijë dollarë, 368 mijë lekë të rinj dhe tre automjete, dy prej të cilave dyshohej se ishin blerë me paratë e përfituara nga vjedhja.

Çështja mori jehonë të madhe publike jo vetëm për shumat e konsiderueshme të parave të gjetura, por edhe për hetimet që pasuan mbi origjinën e tyre.

Pas vuajtjes së një pjese të dënimit, Rozeta Dobi ka rifituar sot lirinë, duke lënë qelinë e burgut të Pojskës si përfituese e amnistisë penale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...