‘Ligji për zonat e mbrojtura rrezikon integrimin’, Zhupa: Shfuqizojeni, pasuritë kombëtare lihen të pambrojtura!

Publikuar me datë:

Deputetja e PD, Ina Zhupa nga Kuvendi kërkoi shfuqizimin e menjëhershëm të ligjit për zonat e mbrojtura, i miratuar në vitin 2024.

Thirrja e ligjvënëses demokrate, vjen pas raportit të Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Europian, i cili për herë të parë kërkon në mënyrë eksplicite shfuqizimin e këtij legjislacioni, duke e cilësuar atë si një pengesë në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Sipas saj, ligji i kontestuar lejon zhvillimin e infrastrukturës turistike në shkallë të gjerë brenda territoreve që më parë ishin të mbrojtura, duke transferuar kompetenca thelbësore vendimmarrëse te Këshilli Kombëtar i Territorit.

Ky ndryshim, sipas raportit të cituar, "dobëson ndjeshëm mbikëqyrjen mjedisore" dhe bie ndesh me standardet e kërkuara nga Bashkimi Europian. Për pasojë, zonat që konsiderohen pasuri kombëtare dhe mjedisore rrezikohen nga shkatërrimi i pakthyeshëm, pasi legjislacioni aktual, theksoi Zhupa, praktikisht i lë pa mbrojtje.

Ligjin që ju keni miratuar në vitin 2024 tashmë realisht dhe në mënyrë faktike nuk ka zona të mbrojtura dhe kudo shkojnë fadromat pa pyetur fare se po shkatërrojnë trashëgiminë, mjedisin dhe po shkatërrojnë një zonë e cila është një zonë që nuk mund ta gjesh dot në të njëjtën kategori në vendet përreth. Dua zoti kryetar që për herë të parë raporti i komisionit të jashtëm të Parlamentit Europian, për herë të parë bën thirrje për shfuqizimin.

Shfuqizim zoti kryetar të ligjit që ka miratuar ky kuvend. Bën thirrje për shfuqizimin e ndryshimeve të vitit 2024 në ligjin për zonat e mbrojtura, të cilat lejojnë zhvillimin e infrastrukturës turistike në shkallë të gjerë brenda zonave të mbrojtura dhe transferojnë kompetenca kyçe të qeverisjes dhe vendimmarrjes te Këshilli Kombëtar i Territorit, duke dobësuar kështu mbikëqyrjen mjedisore.

Citoj fjalë për fjalë. Dhe ky ligj jo vetëm është kundërshtuar nga Partia Demokratike, është çuar në Gjykatën Kushtetuese nga Partia Demokratike dhe në Gjykatën Kushtetuese keni marrë një rezultat katër me katër, që ishin një rezultat i barabartë, por kur ka rezultat të barabartë, ju keni qenë shumë të lumtur sepse rrinte në fuqi anti kushtetueshmëria.

Dhe siç jua thamë atëherë, jua themi sot që si kuvend kemi detyrimin që menjëherë të bëjmë shfuqizimin e atij ligji. Të bëjmë shfuqizimin jo vetëm sepse është anti kushtetues, por sepse tashmë e keni të shkruar nga Bashkimi Europian që është pengues i rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Është jashtë standarteve që kërkon Bashkimi Europian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e kësaj...

SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,...

E rëndë në Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen...