Kryeministri: Zhvillimi i Qëndrueshëm 2026, përmbyllja e negociatave dhe integrimi në BE, objektiva realë

Publikuar me datë:

Kryeministri Edi Rama, në një videomesazh të publikuar me rastin e Momentit të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm 2026, theksoi edhe një herë angazhimin e Shqipërisë ndaj Agjendës 2030, duke e lidhur atë ngushtë me procesin e integrimit europian si pjesë e një transformimi të vetëm për vendin.

Sipas të dhënave që Rama prezantoi, prej vitit 2018 varfëria në Shqipëri është ulur nga 23,7% në 19%, ndërsa vdekshmëria foshnjore është përgjysmuar. Shumica dërrmuese e shërbimeve publike, mbi 95%, tashmë ofrohen në formë online. Për sa i përket burimeve energjetike, thuajse gjithë energjia elektrike prodhohet nga burime të rinovueshme. Në planin e përfaqësimit gjinor, gratë zënë 35% të vendeve në Kuvend dhe afro 50% të posteve qeveritare.

Ndërkaq, Shqipëria është renditur e 44-ta në botë për Indeksin e SDG-ve për vitin 2026.

Për të përshpejtuar këtë proces transformues, Shqipëria ka dedikuar 6 milionë dollarë amerikanë në Fondin e Përshpejtimit të SDG-ve, fonde të orientuara drejt mbrojtjes së fëmijëve, përgatitjes së bizneseve për tregun e përbashkët të BE-së, ringjalljes së komuniteteve lokale dhe forcimit të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Po ashtu, Shqipëria ka firmosur Kuadrin e ri të Bashkëpunimit me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për periudhën 2027–2031, duke synuar që zhvillimi të jetë gjithëpërfshirës dhe të mos lërë askënd pas.

“Përshëndetje nga Shqipëria për të gjithë ata që po i bashkohen këtij Momenti të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm nga e gjithë bota. Për Shqipërinë, Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm nuk janë një premtim i largët. Ato janë një plan i përditshëm pune dhe janë të pandashme nga rrugëtimi ynë drejt Bashkimit Europian. Përmbyllja e negociatave të anëtarësimit deri në vitin 2027, anëtarësimi në BE deri në vitin 2030 dhe përmbushja e Agjendës 2030 nuk janë tri rrugë të ndryshme.
Ato janë një rrugë e vetme transformimi.

Që nga Rishikimi ynë Kombëtar Vullnetar në vitin 2018, varfëria ka rënë nga 23.7 në 19 për qind, vdekshmëria e fëmijëve nën pesë vjeç është përgjysmuar, më shumë se 95 për qind e shërbimeve publike tashmë ofrohen online, pothuajse e gjithë energjia jonë elektrike vjen nga burime të rinovueshme, gratë mbajnë 35 për qind të vendeve në parlament dhe afro 50 për qind të posteve ministrore. Borxhi publik është shumë më poshtë se 60 për qind.

Këto nuk janë thjesht statistika. Ato janë dëshmi se ndryshimi është i mundur.
Dhe Shqipëria tani renditet e 44-ta në nivel global në Indeksin e SDG-ve për vitin 2026, duke qenë ndër vendet me performancën më të mirë në rajonin tonë.

Por angazhimet nuk i ndryshojnë jetët; zbatimi po. Kjo është arsyeja pse Shqipëria ka angazhuar 6 milionë dollarë amerikanë për Fondin e Përshpejtimit të SDG-ve, duke bashkuar ekipin e Kombeve të Bashkuara rreth katër prioriteteve si mbrojtjen e fëmijëve, përgatitjen e bizneseve për tregun e përbashkët të BE-së, rigjallërimin e komuniteteve lokale dhe forcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Gjithashtu, kemi nënshkruar kuadrin tonë të ri të bashkëpunimit për periudhën 2027–2031 dhe nuk do të lëmë askënd pas, as fëmijët tanë, as komunitetet tona rurale dhe as më të cenueshmit.

Së bashku me Kombet e Bashkuara, partnerët tanë europianë dhe qytetarët tanë, do të vazhdojmë të ecim përpara. Ju faleminderit shumë”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Riad/ Alarm për sulme ajrore, raportohen shpërthime në kryeqytetin Saudit

Banorët e Riyadhit në Arabinë Saudite kanë marrë njoftimin se rreziku është kaluar, pasi alarmet për sulme ajrore u aktivizuan në kryeqytet dhe u dëgjuan shpërthime. Sipas BBC, kjo është hera e parë që në Riad bien alarmet që prej intensifikimit të sulmeve nga Houthët dhe shpalljes së embargos detare kundër Arabisë Saudite në korrik. […]