“Turizmi shqiptar në një video”/ Këshilltari i PD-së në Shkodër kritikon situatën në Koman: Po mbetjet kush i pastron?

Publikuar me datë:

Këshilltari në Këshillin Bashkiak të Shkodrës, Imeld Sokoli, ka ngritur shqetësimin për gjendjen e zonës së Komanit, një prej pikave të nisjes drejt Lumit të Shalës.

Përmes një postimi në Facebook, Sokoli ka publikuar pamje nga zona, ndërsa ironizon promovimin e investimeve në infrastrukturë dhe ngre problematikën e mbetjeve.

“Turizmi Shqiptar në një video… Ktu jemi ne pikën e Komanit ku nisen varkat e vogla për në Lumin e Shalës”, shkruan ai.

Më tej, këshilltari bashkiak shprehet se deputetët e Partisë Socialiste kanë publikuar investimin për rrugën që lidh zonën, ndërsa sipas tij, mbetet ende problem menaxhimi i mbetjeve.

“Nuk mbeti deputet i PS pa postuar rrugën që iu bë asaj zone mbas 13 vitesh persekutim, po mbetjet kush i pastron…”, shkruan Sokoli, duke e shoqëruar reagimin me një emoji ironik.

Postimi rikthen në vëmendje problematikën e menaxhimit të mbetjeve në zonat turistike, veçanërisht në pika që gjatë sezonit veror frekuentohen nga turistë vendas dhe të huaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Borsh/ IKMT prish 4 objekte dhe një strukturë plazhi

Të shtunën, Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ndërmorri...

Fier/ Bie nga pema gjatë krasitjes, 35-vjeçari pëson fraktura të shumta

Një burrë 35-vjeçar ka pësuar lëndime ndërsa po kryente...

Bazat amerikane në Lindjen e Mesme pësojnë dëme të rënda

Bazat ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme kanë pësuar dëme të rënda nga sulmet iraniane, sipas fotografive dhe videove të siguruara nga ABC News, derisa Pentagoni po vlerëson pasojat e një lufte që Washingtoni e nisi më shumë se gjashtë muaj më parë. Raporti tha se pamjet tregojnë ndërtesa dhe një avion të dëmtuar në […]

Bardhi: SPAK të zbatojë ligjin, jo të presë kryeministrin për arrestimin e Ballukut

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...