Lezhë/ Rrëmbim dhe dhunë ndaj një 28-vjeçari, në pranga dy vëllezër dhe kushëriri i tyre

Publikuar me datë:

Dy vëllezër, administratori i një subjekti dhe kushëriri i tyre, janë arrestuar pas një incidenti ku një 28-vjeçar u mor me forcë dhe u dhunua. Ngjarja ndodhi pasi ata pretenduan se viktima nuk kishte paguar për qiratë e dy automjeteve që kishte marrë nga subjekti i tyre.

Automjeti në të cilin u mor me dhunë 28-vjeçari është sekuestruar, duke u transportuar nga Kruja në Lezhë.

Ngjarja u bë e njohur falë një kallëzimi të shpejtë nga një 70-vjeçar, babai i të riut, i cili raportoi se djali i tij ishte marrë me forcë nga disa individë. Si rezultat, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë arritën të identifikonin dhe kapnin tre autorët, R. M., 28 vjeç, R. M., 22 vjeç, vëllezër, dhe kushëririn e tyre, E. M., 22 vjeç, vetëm pak minuta pas kallëzimit.

Hetimet deri tani kanë zbuluar se tre individët, duke vepruar me vetëgjyqësi, e morën me forcë 28-vjeçarin në një karburant në fshatin Derven, me pretendimin se ai kishte borxhe për qiratë e dy automjeteve. Pas kësaj, ata e transportuan në një karburant tjetër në fshatin Shënkoll, ku e goditën dhe më pas e lanë në rrugë.

Viktima u dërgua në spitalin rajonal të Lezhës, ku mori trajtimin e nevojshëm dhe më pas u lirua për në shtëpi, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet e hetimit janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për të vazhduar me procedurat për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Vetëgjyqësia” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, kryer në bashkëpunim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...